Muzikë
Gjysmëfinalet e Eurovision-it: Sonte, nata e Zvicrës dhe e Shqipërisë
Finalja e madhe do të zhvillohet këtë të shtunë, më 22 maj
Ky është edicioni i 65-të i konkursit të këngës Eurovision, i cili tani është rikthyer, pasi viti i kaluar ishte viti i parë i humbur në historinë e tij 65-vjeçare.
Zvicra do të garojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision Song Contest në mbrëmje në ora 21:00, përcjell albinfo.ch.
Finalja e madhe do të zhvillohet këtë të shtunë, më 22 maj.
16 interpretues u ngjitën në skenën në Roterdam për gjysmën e parë të natës së kaluar. 10 prej të cilëve kanë arritur në finale të shtunën.
Zvicrën në këtë edicion do të përfaqësojë këngëtari me origjinë nga Kosova, Gjon’s Tears, apo Gjon Muharremaj.
Gjon Muharremaj me emrin artistik “Gjon Tears” është një këngëtar nga regjioni frankofon i Zvicrës, ndërsa prindërit e tij janë nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan albinfo.ch. Ai, me këngën “Tour l’Univers” garon në konkursin e këtij viti, duke përfaqësuar për të dytën herë me radhë Zvicrën në këtë festival të madh të muzikës.
Këngëtari shqiptarozviceran ishte kualifikuar për të përfaqësuar Zvicrën në ESC vitin e kaluar – atëherë me këngën “Répondez-Moi”, transmeton albinfo.ch. Por, siç dihet, festivali qe anuluar për shkak të pandemisë së koronës.
Ndërkohë, Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘Karma’. Paraqitjet e saj deri më tani kanë marrë vlerësime pozitive dhe mbetet të shihet nëse do të kalojë në finale.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun