Bota
Gjysma e të varfërve në botë janë fëmijë
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjysma e popullësisë që janë me kushte të këqija ekonomike, janë nën 18 vjeç.
Gjysma e njerëzve në botë që jetojnë në varfëri janë nën moshën 18-vjeçare, sipas OKB-së, citon albinfo.ch.
1.3 miliardë njerëz, gati një e katërta e popullsisë, në 104 vendet e përfshira në një anketë, janë përcaktuar si të varfër. Pothuajse 662 milionë prej tyre janë fëmijë.
Të dhënat përfshijnë kujdesin shëndetësor, arsimin dhe standardet e jetesës. Njerëzit të cilët jetojnë në varfëri, pa qasje në nevojat, si ujin, higjienën, energjinë elektrike, ushqim të përshtatshëm dhe të arsimit bazë.
Sipas indeksit të varfërisë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe me iniciativën e hulumtimit të Oksfordit mbi varfërinë dhe zhvillimin njerëzor, pjesa më e madhe e njerëzve që konsiderohen të varfër, ose 1.1 miliardë njerëz jetojnë në zonat rurale, ku varfëria është katër herë më të mëdha se në zonat urbane.
Sondazhi ishte fokusuar kryesisht në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër