Lajme
Gjysma e serbëve do ta njihnin pavarësinë e Kosovës
Gjysma tjetër do të dëshironte që Kosova të kthehet brenda kufijve të Serbisë, ndërsa 10 për qind mendojnë se për Kosovën duhet luftuar. Çdo i dyti qytetar i Serbisë mendon se pavarësia e Kosovës është një realitet me të cilin Serbia duhet të pajtohet, thotë sondazhi i realizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stifftung, Qendra për […]
Gjysma tjetër do të dëshironte që Kosova të kthehet brenda kufijve të Serbisë, ndërsa 10 për qind mendojnë se për Kosovën duhet luftuar.
Çdo i dyti qytetar i Serbisë mendon se pavarësia e Kosovës është një realitet me të cilin Serbia duhet të pajtohet, thotë sondazhi i realizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stifftung, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Qendra për Studime të Demokracisë Sociale, transmeton zhurnal.mk mediet serbe
Sipas këtij sondazhi, vetëm gjysma e qytetarëve të Serbisë dëshirojnë që Kosova të kthehet brenda kufijve të Serbisë, si krahinë e saj autonome. Po ashtu, bëhet e ditur se vetëm 10 për qind e të anketuarve mendojnë se për Kosovën duhet luftuar.
Më shumë se një e treta e qytetarëve të Serbisë mendojnë se serbët janë përgjegjës për luftërat e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar po aq sa edhe popujt të tjerë, ndërsa 12 për qind e tyre mendojnë se serbët janë më pak fajtorë, kurse 16 për qind se ata nuk janë fajtorë fare.
Sondazhi po ashtu bën të ditur se qytetarët e Serbisë kanë qëndrim refuzues ndaj boshnjakëve dhe kroatëve, e sidomos ndaj shqiptarëve.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane