Kuriozitete
Gjysma e njerëzve besojnë se ekzistojnë jashtëtokësorët
Vetëm një çerek i pjesëmarrësve kanë deklaruar se nuk mendojnë se ka jetë inteligjente përtej Tokës
Gati gjysma e njerëzve në Tokë beson se nuk jemi të vetmit në univers, sipas një studimi të ri.
Një sondazh i fundit, i kryer në 24 shtete nga grupi “Glocalities”, ka treguar se 47 për qind e 26 mijë pjesëmarrësve “besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve”.
61 për qind e tyre u përgjigj me “po” kur u pyetën nëse besojnë se ka në ndonjë formë jetë në planetet tjera, transmeton Albinfo.ch.
Në mesin e atyre që besonin se ka jetë përpos Tokës, 60 për qind thanë se do të donin të komunikonin me qeniet e tjera.
Vetëm një çerek i pjesëmarrësve kanë deklaruar se nuk mendojnë se ka jetë inteligjente përtej Tokës.
Rusët ishin populli që besonte më së shumti në jetën përtej Tokës me 68 për qind të pjesëmarrësve që kanë thënë “po”.
“Glocalities” mori për bazë intervistat në 15 gjuhë mes dhjetorit të vitit 2015 dhe shkurtit 2016 në shtetet që përfaqësojnë 62 për qind të popullatës së tokës dhe 80 për qind të ekonomisë globale.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?