Lajme
Gjysma e BE-së dhe një e treta e botës përballen me recesion në vitin 2023
Për një të tretën e ekonomisë globale viti 2023 do të jetë një vit i vështirë, pasi motorët kryesorë të rritjes globale – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina – të gjithë përjetojnë aktivitet dobësues, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Viti i ri do të jetë “më i ashpër se viti që lëmë pas”, tha drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, në emisionin Face the Nation të CBS të dielën.
Ekonomitë në mbarë botën janë nën presion nga lufta në Ukrainë, rritja e normave të interesit dhe çmimeve, si dhe rastet e COVID-19 në Kinë, të cilat gjithashtu kanë ngadalësuar prodhimin.
Si rezultat, në tetor FMN uli perspektivën e saj për rritjen ekonomike globale në vitin 2023.
“Ne presim që një e treta e ekonomisë botërore të jetë në recesion”, tha Georgieva, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve