Shkurt.ch
Gjyshi 92 vjeçar, pirat humanitar filmash!
Thotë se ndjehet mirë që ushtarët gjatë pauzave në mes të luftimeve kanë mundësi të shikojnë një film të mirë dhe të heqin mendjen nga lufta
Hyman Strachman është me siguri njeriu më i moqëm që piraton (shumëzon ilegalisht) filmat e Hollivudit. Dhe, këtë, amerikani 92 vjeçar nuk e bën për përfitime personale. Është e kundërta: ai filmat që i kopjon vetë ilegalisht nëpër dvd ua dërgon ushtarëve amerikanë në Irak ose në Afganistan, pa pagesë.
Thotë se ndjehet mirë që ushtarët gjatë pauzave në mes të luftimeve kanë mundësi të shikojnë një film të mirë dhe të heqin mendjen nga lufta. Këtë veorim ai e bën duke filluar nga viti 2004.
Në fillim ka pasur vetëm një kompjuter të thjeshtë ndërsa së fundi ka blerë edhe një shumëzues me të cilin ia del të shumëzojë disa qindra kopje në ditë. Vetë Strachmann betohet se nuk e mban asnjë kopje për vete. Edhe masterin, zakonisht e asgjëson, shkruan “New York Times”.
Atë e bëjnë të lumtur dhe krenar e-mailat dhe letrat me falënderime që merr çdo ditë nga ushtarët.
Mosha e tij e shtyrë dhe fakti se filmat e kopjuar i përdor për një qëllim human, ka bërë që Hollivudi të mos ngre ndonjë padi kundër tij.
Tërheqja e pritshme e ushtrisë amerikane nga Afganistani dhe Iraku, do t`i japë fund edhe “biznesit” të plakut. Por kjo nuk e mërzit plakun, veteran të Luftës së Dytë Botërore. Përkundrazi: “Mua më gëzon fakti se ushtarët ktehehn në shtëpi”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës