Futboll

Gjyqtari shqiptar nga Zvicra ndan drejtësinë në ndeshjen Manchester United-AZ Alkmar

UEFA ka vendosur që gjyqtari Bekim Zogaj të ndajë drejtësinë në ndeshjen Manchester United – AZ Alkmar

Shqiptari nga nga Zvicra, Bekim Zogaj, që jeton dhe vepron në Cyrih, të enjten mbrëma do të ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Manchester United dhe AZ Alkmar në Old Trafford, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se Zogaj është gjyqtar anësor, është deleguar për këtë ndeshje, e cila do të jetë e fundit për fazën e grupeve.

Po ashtu, Sandro Scharer do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësi tjetër i tij, përveç Zogajt, do të jetë Stephane Almeida.

Kujtojmë se Zogaj është caktuar nga UEFA edhe në shumë ndeshje të tjera ndërkombëtare si dhe me grupmoshat e reja në Ligën e Kampionëve.