Futboll
Gjyqtari nga Kosova ndan drejtësinë në ndeshjen e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Gjyqtari më i mirë shqiptar me pasaportë zvicerane, Bekim Zogaj vazhdon ta ndajë drejtësinë në arenën ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Zogajt këtë herë i është besuar drejtësia në stadiumin e famshëm “Camp Nou” në Ligën e Kampionëve, ku Barcelona do të ndeshet me Ferencvarosin.
Gjyqtari i njohur Zogaj do të ketë edhe një përvojë të re për herë të parë në nivelin e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Barcelona është në Grupin G dhe të martën (më 20 tetor, 21.00) luan si vendas në Camp Nou kundër Ferencvarosit, ku paraqitet sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni.
Zogaj do të jetë gjyqtar anësor së bashku me Stephaine De Almeida nga Zvicra, kurse gjyqtar kryesor është zvicerani Sandro Scharer.
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë