Futboll
Gjyqtari Bekim Zogaj referon në Ligën e Kampionëve
Bekim Zogaj do të jetë asistent i parë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Rosenborgut (Norvegji) dhe Celticut (Skoci)

Gjyqtari nga Kosova, i cili vepron në Zvicër, Bekim Zogaj, do të jetë asistenti i parë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Rosenborgut (Norvegji) dhe Celticut (Skoci).
Takimi do të zhvillohet më 1 gusht në “Lekerndal Stadium” të Trondheim në Norvegji, përcjell albinfo.ch.
Takimin e parë e kishte fituar Celtic me rezultat 3:1, dhe përballja e dytë pritet të jetë shumë interesante.
Zogaj i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka përvojë të gjatë në garat ndërkombëtare, ku ka referuar në shumë ndeshje të rëndësishme. Ai ka referuar në gara të rëndësishme për klube dhe Kombëtare.
Me hapat që po shkon Zogaj pritet që të referojë edhe në shumë ndeshje të rëndësishme në arenën evropiane.
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë