Futboll
Gjyqtaret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Zvicër-Hungari
Emanuela Rusta, Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla janë të pajisura me stemën e FIFA-s
Pas gjykimit historik të Emanuela Rustës dhe Edjena Kapxhiut në UEFA Women’s Champions League në ndeshjen SL Benfica W – Barcelona W, gjyqtaret shqiptare do të vendosin sërish drejtësi në arenën evropiane.
Emanuela Rusa si kryesore, Edjena Kapxhiu e Mirjeta Salla në rolin e asistentes dhe Kejsi Tafili si e katërt do të gjykojnë për herë të parë në histori një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Evropian për vajza, njofton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Të premten në mbrëmje, më 31 maj, në orën 20:00, gjyqtaret shqiptare do të drejtojnë ndeshjen e grupit B1, Zvicër-Hungari, që do të luhet në stadiumin “Tissot Arena”.
Emanuela Rusta, Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla janë të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë gjyqtarja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik