Futboll

Gjyqtarët e Kosovës do të ndajnë drejtësinë në miqësoren Shqipëri-Jordani

Gjyqtari Genc Nuza, është caktuar të drejtojë takimin miqësor, ndërkohë që Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do të jenë asistentët e tij për këtë takim

Shqipëria luan ditën e mërkurë, më 10 tetor, në “Elbasan Arena” testin miqësor ndaj Jordanisë, para se të udhëtojë për në Izrael, për ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve.

Ndërkohë, janë mësuar edhe gjyqtarët për miqësoren ndaj Jordanisë, përcjell albinfo.ch.

Interesant është fakti gjyqtarët vijnë nga Kosova. Gjyqtari Genc Nuza është caktuar të drejtojë takimin miqësor, ndërkohë që Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do të jenë asistentët e tij për këtë takim.

Gjyqtar i katërt do të jetë i kategorisë superiore të Shqipërisë, Juxhin Xhaja. Ndeshja ndaj Jordanisë nis në orën 20:00.

Kjo është hera e parë që gjyqtarët e Kosovës do të drejtojnë Shqipërinë, derisa gjyqtarët nga Shqipëria kishin referuar më parë Kosovën.