Lajme
Gjyqi për djathin “gruyere”
Jo vetëm djathi i prodhuar në rajonin e Gruyere të Zvicrës dhe Francës mund të quhet “gruyere”. Gjykata e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që të lejojë që “gruyere” të emërohen edhe djathrat që prodhohen jashtë këtij rajoni.
Gjykata e Apelit arsyetoi se në SHBA nuk vlejnë të njëjtët rregulla për përcaktimin e origjinës së ushqimit sikur në Evropë.
Vendimi thotë se “gruyere” mund të përdoret ligjërisht për të përshkruar djathin, pavarësisht se ku është prodhuar. “Djathi – pavarësisht vendit të tij të prodhimit – është etiketuar dhe shitur si gruyere në Amerikë për dekada të tëra”, thuhet në vendim, raporton BBC, përcjellë Albinfo.ch. Ky vendim cilësohet si triumf nga prodhuesit e qumështit në Amerikë.
Në gjykatë po ashtu u vendos se grupet franceze dhe zvicerane që po vazhdojnë përpjekjet e tyre për ta mbrojtur emrin “nuk mund të tejkalojnë faktin se konsumatorët e djathit në Shtetet e Bashkuara e quajnë “GRUYERE” një lloj djathi, gjë që e bën termin gjenerik”, shkruan BBC, përcjellë Albinfo.ch
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka disa standarde që duhen përmbushur për ta quajtur djathin “gruyere” – ai duhet të ketë “vrima të vogla” dhe të jetë i vjetërsuar për të paktën 90 ditë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












