Shkurt.ch

Gjyqi detyron burrin t`i blejë gruas 777 trëndafila!

Ky gjykim bëri që gruaja të tërhiqte vendimin për shkurorëzim

Një arsye shumë origjinale e një gruaje të re për të kërkuar shkurorëzimin dhe një vendim edhe më origjinal i gjykatës për të kthyer mbrapsht këtë shkurorëzim.

Një nuse 27 vjeçare nga Irani, para martesës kishte marrë premtim nga dhëndrri se ai do t`ia blinte 777 trëndafila. Kur, pas kurorëzimit, bashkëshorti nukdonte më ta mbante zotimin që kishte marrë, nusja kërkoi shkurorëzimin.

Puna shkoi në gjyq ndërsa gjyqi endosi në favor të gruas: e detyroi bashkëshortin që t`i blejë gruas së tij pikërisht 777 trëndafila, aq sa kishte premtuar para martesës.

Kjo bëri që gruaja të tërhiqte vendimin për shkurorëzim, njofton agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit Isna.

Trëndafilat, nusja i kishte kërkuar në emër të të drejtës që ua siguron zakoni grave në Iran për të marrë pajë nga bashkëshorti. Në vend të parave, patundshmërive ose monedhave të arit, 27 vjeçarja kishte kërkuar jo më pak se 777 trëndafila.