Shkurt.ch
Gjykohet shqiptari, për vrasjen mizore të gruas
Ai kishte vrarë me 33 therje thike ish bashkëshorten e tij, e cila, sipas dëshmive të reja, ishte rrahur edhe nga dy djemtë saj!
Një shqiptar nga Kosova me qëndrim në Heilbron të Gjermanisë po përballet në Gjyqin e Landit, për vrasjen e të shoqes, të kryer në muajin shkurt.
Sipas padisë, pas një zënke, burri 47 vjeçar ka shpërthyer 33 herë me thikë gruan e tij 44 vjeçare. Pas kësaj ai ka provuar të vritet, duke pirë detergjent për pastrimin e toaletit, shkruan “Heilbronner Stimme”.
Siç ka dëshmuar para trupit gjykues dje një pedagoge sociale nga këshillimorja për femra, gruaja tashmë e ndjerë, vetëm një javë para se të vritej, kishte kërkuar ndihmë në këtë këshillimore.
Pasi që bashkëshorti i saj, kishte kryer me të marrëdhënie intime kundër dëshirës së saj, ai e kishte prej kohësh të ndaluar hyrjen në banesën e gruas. Por, dy djemtë e saj, 16 dhe 18 vjeçarë, po e rrihnin tash nënën e tyre!
Kjo gjendje e kishte shtyrë atë të kërkonte ndihmë në një shtëpi për strehimin e grave. Pedagogia sociale i kishte ndërmjetësuar asaj një bisedë me Zyrën për të rinj, por, pas një jave, ajo kishte parë në gazetë se gruaja që ishte ankuar, tashmë ishte vrarë.
Bashkëshortii, i cili jetonte i ndarë prej saj e kishte gjetur atë në ish banesën e përbashkët dhe e kishte vrarë duke e therur 33 herë me thikë. Pastaj ai kishte provuar të mbyste veten duke pirë detergjentin e wc-së.
47 vjeçari po përgjigjet për vrasje. Ekspertiza psikiatrike nuk ka gjetur te shqiptari nga Kosova asnjë çrregullim psikik, kështu që ai konsiderohet plotësisht i përgjegjshëm. Megjithatë, psikiatri nuk ka mundur ta përjashtonte veprimin e tij në afekt.
Procesi i gjykimit vazhdon në janar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale Revolucionarizimi i riciklimit të tekstilit: Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale, përcjell albinfo.ch....
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat