Shkurt.ch

Gjykohet për vrasjen me sopatë të bashkëshortes

Ai do të detyrohej që të kthehej pa kurrfarë të ardhurash në Kosovë ndërsa ajo do të mbetej të jetonte në Gjermani

Në gjykatën e landit në Münster të Gjermanisë po zhvillohet gjykimi ndaj një qytetari të Kosovës me qëndrim në Gjermani, për vrasjen e bashkëshortes së tij. Vrasësi 57 vjeçar ka pranuar se e ka vrarë në gjumë gruan duke e goditur disa herë me sopatë.

“Ka qenë një akt dëshpërimi, dëshiroja ta vrisja” ka thënë i akuzuari para gjyqtarëve.

Sipas tij, bashkëshortja e ka terrorizuar në vazhdimësi, e ka tradhtuar dhe madje edhe e ka rrahur, shkruan bild.de. Në ditën e vrasjes, më 24 janar ajo i kishte thënë se kishte vendosur të shkurorëzohej nga ai.

Përveç kësaj, ai do të detyrohej që të kthehej pa kurrfarë të ardhurash në Kosovë ndërsa ajo do të mbetej të jetonte në Gjermani.

Po atë natë, pasi gruaja kishte shkuar të flinte, ai e kishte goditur atë me një sopatë. Ai thotë se nuk e di më se sa herë e ka goditur. Pastaj ai vetë e kishte alarmuar poilicinë, por për çfarëdo ndihme për gruan tashmë ishte vonë.

Procesi do të vazhdojë më 23 maj, kur pritet edhe vendimi gjyqësor.