Shkurt.ch

Gjykohen anarkistët ekologjikë

Ata ishin penguar pak para se të sulmonin Qendrën Nanoteknologjike të IBM dhe ETH në Rüschlikon

Në prill të vitit 2010 tre anarkistë, dy meshkuj dhe një femër, ekstremistë të lëvizjes ekologjike ishin penguar pak para se  të sulmonin Qendrën Nanoteknologjike të IBM dhe ETH në Rüschlikon. Një sulm që do të kishte pasoja katastrofike, marrë parasysh materiet që ruhen në atë qendër.

Policia, me rastin e një kontrolli të komunikacionit kishte zbuluar në makinën e tyre materie shpërthyese, gas propani dhe benzinë.

Sot në Gjykatën federale për Çështje Penale në Bellinzona ka filluar procesi kundër tre anarkistëve në fjalë. Para ndërtesës së gjykatës janë tubuar rreth 50 bashkëmendimtarë të të akuzuarve për t`iu shprehur mbështetjen atyre.

Vendimi i gjykatës pritet të shpallet këtë të premte.