Lajme
Gjykimi i shqiptarit për vrasjen e dyfishtë në Bazel, nën masa të forta sigurie
Ai është dërguar në Gjykatën Penale mëngjesin e së hënës me një automjet të blinduar të policisë së Bazelit. Vetë gjykata mbrohet nga policia e armatosur rëndë
I shoqëruar nga një prani masive e policisë, nisi të hënën (sot) në Bazel procesi gjyqësor për një vrasje të dyfishtë në skenën shqiptare të drogës, të kryer 7 vjet më parë. I pandehuri 53-vjeçar akuzohet se, së bashku me një person tjetër kishte qëlluar me armë zjarri dy burra, transmeton albinfo.ch.
I akuzuari është dërguar në Gjykatën Penale mëngjesin e së hënës me një automjet të blinduar të policisë së Bazelit. Vetë gjykata mbrohet nga policia e armatosur rëndë. 53-vjeçari shqiptar mësohet se ka lidhje me krimin e organizuar. Në brendësi të gjykatës patrullojnë edhe forcat speciale të policisë.
Në mbrëmjen e 9 marsit 2017 dy burra me armë të gatshme hynë në “Cafe 56” në Erlenmattstrasse të Bazelit – sipas aktakuzës së prokurorit publik, një vendtakim popullor për njerëzit nga Shqipëria. Brenda një kohe të shkurtër janë shkrepur pesë të shtëna në drejtim të tre prej të pranishmëve në lokal.
Nuk dihet plotësisht se cili prej dy shqiptarëve i ka shkrepur të shtënat. Armët e vrasjes me sa duket nuk janë gjetur më. Megjithatë, sipas aktakuzës, prokuroria publike supozon se dorasi ka qenë ai që tani është në gjykim. Sido që të jetë, dy personat e përfshirë në krim kanë vepruar “në bashkëpunim dhe me dashje të drejtpërdrejtë” dhe në frymën e marrëveshjes.
Dy nga viktimat, të moshës 28 dhe 40 vjeç, vdiqën në vend, ndërsa një i tretë, atëherë 24 vjeç, u mbijetoi plagëve të rënda, shkruan sda.ch. Edhe ata gjithashtu kishin një të kaluar kriminale në botën e drogës.
Pas vetëm 20 sekondash, dy personat ishin larguar. Njëri prej autorëve i ishte dorëzuar një patrulle policie në qendër të Bazelit një ditë pas krimit, ndërsa tjetri qe larguar jashtë vendit.
I pandehuri tashmë 53-vjeçar u arrestua në Holandë në vitin 2018 dhe u dënua me 44 muaj burg për trafik kokaine përpara se të transportohej në Bazel, ku tani duhet të përgjigjet për vrasje aktive ose bashkëpunim.
Personi i dytë i përfshirë, tashmë 48 vjeç, u dënua në një procedurë të veçantë në Basel në vitin 2018 me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet dëbim nga vendi për vrasje të shumëfishta, si dhe tentativë për vrasje dhe rrezikim të jetës, përcjell albinfo.ch. Ai e çoi më kot këtë vendim në Gjykatën Federale.
Prokuroria publike e akuzon të akuzuarin se ka shkuar në ekzekutim së bashku me bashkëpunëtorin e tij, qëllimisht, “në mënyrë të paskrupullt” dhe ka zbuluar tek ai “një mospërfillje ekstreme dhe të frikshme ndaj jetës njerëzore”. Ata kishin marrë në konsideratë me atë rast edhe lëndime të tjera të mundshme, me rrezik për jetën.
Gjykimi para Gjykatës Penale të Bazelit është parashikuar të zgjasë katër ditë.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër