Integrimi
Gjykata vendos burgimin dhe dënimin e Albatonit, i vuri flakën restorantit
Por tashmë Gjykata vendosi gjithçka. Për problemin e shkaktuar, Albaton duhet të qëndrojë në burg 3.5 vjet. Pas kësaj ai duhet të dëbohet për dhjetë vjet nga Zvicra. Në lidhje me absolvimin e mësimeve, kryetarja e Trupit Gjykues tha se “edhe në Kosova ka shansa të mira”.
Shfrytëzuesi i ndihmës sociale Albaton X. (22) e dogji dhomën e tij pranë një restoranti historik në Möriken AG – Zvicër. Gjykata ka vendosur që ai të dënohet me 3.5 vjet burg dhe më pas të dëbohet drejt Kosovës, shkruan blick.ch.
Zjarri që e ka vënë 22 vjeçari përpara dy vjetësh ka shkaktuar dëme që vlerësohen në disa qindra mijë franga.
Albaton me vendbanim në ëindisch e ka pranuar veprën penale, por kjo nuk ndikoi që ai të mbetej në Zvicër. Shqiptari nga Kosova, pasi i kishte vënë zjarrin dhomës që e kishte marrë me qira, largohet duke e lënë derën hapur. Flakët dalin nga dhoma dhe pushtojnë restorantin historik “Rösli”.
Pronari i restorantit Markus S. pasi e vëren tymin dhe provon ta fikë por nuk ia del, transmeton albinfo.ch. “Kati nën kulm bashkë me banesën tonë dhe dhomat e lëshuara me qira janë shkatërruar,” tha ai ndërsa vetë restoranti është dëmtuar nga uji i zjarrfikëseve.
Policia arriti pas pak kohësh ta arrestojë 22 vjeçarin në shtëpinë e të atit.
“Ai ka shkaktuar edhe më parë probleme, ka ndërprerë një zanat dhe prej pesë vitesh jetonte jashtë shtëpisë”, ka thënë njerka e tij. Sipas saj ai në shtëpi vinte vetëm për të larë rrobat, sikur kishte ardhur të enjten e kaluar.
Zjarri që e ka vënë ai ka shkaktuar dëme që vlerësohen në disa qindra mijë franga. Por tashmë Gjykata vendosi gjithçka. Për problemin e shkaktuar, Albaton duhet të qëndrojë në burg 3.5 vjet. Pas kësaj ai duhet të dëbohet për dhjetë vjet nga Zvicra. Në lidhje me absolvimin e mësimeve, kryetarja e Trupit Gjykues tha se “edhe në Kosova ka shansa të mira”.
Vendimi nuk është i plotfuqishëm, pasi të dyja palët mund ta ankimojnë te Gjykata e Lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?