Kosova

Gjykata ua vazhdon paraburgimin edhe për 2 muaj të dyshuarve për spiunazh

Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh – Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi”, të cilët ishin arrestuar në fillim të muajit qershor, përcjell albinfo.ch.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve B.Sh dhe M.Q, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 05.07.2024  ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit dy të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Prishtinë për “Betimi për Drejtësi”.