Kosova
Gjykata Supreme lë Kurtin jashtë zgjedhjeve, pranon ankesën e disa kandidatve të tjerë
Vendimi, nga Gjykata Supreme ia ka pranuar pjesërisht ankesën Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se në vendimin e saj, Supremja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kandidatëve Liburn Aliu dhe Labinotë Demi-Murtezajt, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë.
“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.17/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr.244-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së”, thuhet në komunikatën e Supremes.
Gjithashtu, Supremja shkruan se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë vlerësim të gabuar të afatit 3-vjeçar, duke e llogaritur ditën e shpalljes së zgjedhjeve me datë 6 janar 2021 si ditë përfundimtare për të vlerësuar afatin 3 vjeçar për përshtatshmërinë e kandidatëve.
“Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3 vjeçar duhet të llogaritet duke ju referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, thuhet tutje. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin Kurti nga Parisi: Pa kontributin e diasporës vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin...
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Këshilli Bashkiak jep sinjalet e para pro pilot-projektit për të ardhurat e pakushtëzuara Të enjten Këshilli Bashkiak i Bernës dha një sinjal në favor të një projekti pilot për...
-
Zona e pushimit Würenlos nis me kontrollet e hyrjes
-
Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve
-
Cyrihu vs Gjeneva: Cili është qyteti më ‘zviceran’?
-
Gatishmëria e ulët në Zvicër për të paguar transport “të pastër”