Kosova
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi
Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Vendimi është marrë sot nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.
Në këtë formë, gjyqtari francez paraprak ka injoruar garancën e ofruar nga dy shtete për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.
Madje, njëra nga shtetet garantuese është edhe direkt kontribuese në Dhomat e Specializuara të Gjykatës.
Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.
Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.
Në këto parashtresa, Keohe përveç kundërargumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës E njohur si një prej aktivisteve të hershme të komuniteti shqiptar në Vjenë si dhe për...
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare Karin Keller-Sutter dhe Guy Parmelin, të shoqëruar nga tre sekretarë të shtetit, janë në Shtetet e...
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida