Shqipëria

Gjykata sot vendos për 23 të arrestuarit në Kukës

Në Gjykatën e Tiranës pritet të mbahet seanca, ku pritet t’u caktohet masa e sigurisë 23 të arrestuarve në Kukës pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, përcjell albinfo.ch

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin përreth gjykatës në kryeqytet, kjo edhe pas protestave që vazhduan për disa ditë rresh në Kukës e Tiranë. Për arsye sigurie, Gjykata po ashtu ka vendosur që seanca të mbahet në kryeqytet, e jo në Kukës.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarët e ardhur nga Kukësi, ndërsa palë do të jenë dy prokurorë të këtij qyteti, Alketa Nushi dhe Edmond Karriqi, si dhe avokatët e 23 protestuesve. Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim paraqitje.