Lajme
Gjykata po i shqyrton 6 raste me investitorë nga diaspora
Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi tha se brenda kësaj gjykate është themeluar një divizion që merret vetëm me investitorët nga diaspora. “Kemi rreth 5-6 lëndë, të cilat jemi duke i trajtuar”, deklaroi ai
Brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës tashmë është formuar një Divizioni i veçantë që merret vetëm me lënën e investitorëve nga diaspora. “Është caktuar edhe gjykatësi që merret ekskluzivisht me këto raste. Deri tani, kemi rreth 5-6 lëndë, të cilat jemi duke i trajtuar”, deklaroi kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi.
Këto komente ai i bëri gjatën takimi që zhvilloi sot me ministrin e Diasporës, Valon Murati. Në këtë takim thuhet se është diskutuar kryesisht për punën e divizionit të posaçëm të kësaj gjykate për trajtimin e lëndëve të investitorëve të huaj.
Gjatë takimit, ministri Murati e informoi kryetarin Ibrahimi për punën dhe projektet e Ministrisë së Diasporës, të cilat i bën për tërheqjen e investimeve nga diaspora kosovare, si dhe për kërkesat dhe ankesat që këta investitorët e jashtëm ua përcjellin përmes rrjeteve të biznesit.
“Kam insistuar që nga fillimi për themelimin dhe funksionalizimin e divizionit të gjykatës për investimet e huaja, që funksionon në kuadër të Departamentit të Çështjeve Ekonomike në Gjykatën Themelore, ashtu që investitorët nga diaspora dhe ata të huaj të kenë një adresë ku t’i ngrenë çështjet që janë në kompetencë të Gjykatës”, tha ministri Valon Murati.
Nga ana tjetër, kryetari i Gjykatës, Hamdi Ibrahimi, e informoi ministrin se Divizioni i veçantë është funksional dhe ka filluar t’i trajtojë çështjet që janë ngritur nga investitorët e huaj, e që janë në kompetencë të kësaj gjykate. “Deri tani, kemi rreth 5-6 lëndë, të cilat jemi duke i trajtuar”, tha kryetari Ibrahimi.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të jenë në kontakt dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që lidhen me investimet e diasporës dhe investimet e huaja në Kosovë e që janë në kompetencë të Gjykatës Themelore.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë