Lajme
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos: Izraeli duhet të ndalojë ofensivën në Rafah
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar Izraelin të përfundojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në Rafah. Vendimi vjen pas një kërkese nga Afrika e Jugut teksa gjyqtarët në Hagë e bazuan vendimin e tyre në situatën katastrofike humanitare në Rafah dhe theksuan nevojën për masa të mëtejshme për mbrojtjen e popullatës civile, transmeton albinfo.ch.
Afrika e Jugut kishte nisur tashmë disa procedura të përshpejtuara kundër Izraelit në kontekstin e një padie për gjenocid, duke argumentuar se Izraeli kishte injoruar urdhrat e mëparshëm të gjykatës, shkruan SRF.
Vendimet e Gjykatës Botërore janë të detyrueshme, por nuk ka mjete të tjera zbatimi përveç mundësisë së përfshirjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Mbetet e diskutueshme nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vënë veton ndaj një rezolute të tillë. Izraeli hedh poshtë akuzat për gjenocid dhe thekson të drejtën e tij për vetëmbrojtje kundër Hamasit.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit