Kosova
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon disa nene të Ligjit të pagave
Gjykata Kushtetuese e Kosovës përmes një vendimi ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të ri të pagave në Sektorin Publik. Bazuar në këtë vendim, janë rrëzuar disa nene, mes tjerash hedhet poshtë ulja e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve.
“Kategoritë e afektuara nga zbritja e nivelit të pagave përfitojnë nga një periudhë tranzitore dy (2) vjeçare pas hyrjes në fuqi të ligjit, përkatësisht (i) gjatë vitit të parë, njëqind për qind (100%) të shtesës tranzitore dhe rrjedhimisht, përgjatë këtij viti nuk afektohen nga zbritja e nivelit të pagës; ndërsa, (ii) gjatë vitit të dytë, pesëdhjetë për qind (50%) të shtesës tranzitore. Aktgjykimi gjithashtu sqaron që nga të drejtat e periudhës tranzitore, janë përjashtuar (i) anëtarët e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës, të cilët për pasojë janë afektuar me zbritje të menjëhershme pagash përmes hyrjes në fuqi të Ligjit të kontestuar; dhe (ii) të gjithë personat që janë punësuar në sektorin publik pas hyrjes së tij në fuqi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Sipas Aktvendimit, Ligji i kontestuar tashmë ka prodhuar efektet e tij tek kategoritë të cilave u është ngritur niveli i pagës, si dhe tek kategoritë që u është zbritur niveli i pagës”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Avokati i Popullit, duke u mbështetur edhe në njëqind e katër (104) ankesa të dorëzuara pranë Institucionit të tij nga funksionarë/zyrtarë/nëpunës, organizata e asociacione, me pretendime për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore si rezultat i zbritjes së nivelit të pagave në sektorin publik, në esencë, para Gjykatës pretendon që Ligji i kontestuar është nxjerrë në kundërshtim me (i) të drejtat dhe liritë themelore, përfshirë të drejtën për barazi para ligjit dhe të drejtën për gëzim paqësor të pronës; dhe (ii) ndarjen dhe balancimin e pushteteve në Republikën e Kosovës, në cenim të garancive kushtetuese për pavarësinë e institucioneve të pavarura.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën