Lajme
Gjykata gjermane urdhëron strehimin e një familjeje shqiptare në Köln
Gjykata gjermane detyron Kölnin të strehojë një familje shqiptare. Megjithëse kjo familje nuk ka të drejtë të qëndrojë në Gjermani, ajo ka të drejtë të ketë një çati mbi kokë, vendosi gjykata.
Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm. Kështu shkruhet në nenin 1 të Kushtetutës së Gjermanisë. Një familje shqiptare e vuri në provë këtë nen dhe fitoi në gjykatë.
Qyteti i Kölnit është kështu i detyruar të strehojë përkohësisht familjen shqiptare në një qendër të të pastrehëve derisa ajo të largohet nga Gjermania.
Sipas Gjykatës Administrative të Kölnit, të huajt me gjithë detyrimin për t’u larguar nga Gjermania, kanë të drejtë të strehohen në qendrën e të pastrehëve.
Ky vendim u mor të enjten (më 12.12.) pas një kërkese për trajtim të përshpejtuar nga familja shqiptare, që me sa duket nuk kishte parë rrugë tjetër, sepse ndryshe do të mbetej e pastrehë e do t’i duhej të flinte në rrugë bashkë me fëmijët.
Familja shqiptare donte që deri në pranimin në një qendër, të strehohej diku tjetër. Autoritetet e Kölnit e kishin kundërshtuar këtë fillimisht.
Sipas tyre, familja është e detyruar të largohet nga Gjermania dhe mund ta shmangë situatën e të qenit e pastrehë me kthimin në Shqipëri. Drejt Tiranës e marrin rrugën përditë autobusët, argumentuan autoritetet.
Verwaltungsgericht Köln (Raimond Spekking / CC-BY-SA-3.0)
Gjykata Administrative, Köln
Gjykata i dha fund paqartësisë. Për shkak se familja shqiptare nuk është në gjendje me forcat e veta të sigurojë një strehë, qyteti, si autoritet i rregullit është i detyruar t’i strehojë në qendrën e të pastrehëve deri në pranimin në një qendër pranimi. Pretendimi për strehim nuk shfuqizohet me detyrimin për largimin nga vendi, por është i shkëputur nga problematika e së drejtës së të huajve, argumentuan gjykatësit. Për sa kohë personat janë të pastrehë dhe jetojnë në hapësirën, për të cilën është përgjegjës qyteti i Kölnit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët