Lajme
Gjykata Federale: Të burgosurit në Moutier duhet të kenë internet
Gjithashtu, sipas Gjykatës Federale, izolimi ditor prej 18 orësh në qeli për të burgosurit që nuk punojnë është shumë i gjatë
Të paraburgosurit që presin dëbimin dhe mbahen në burgun rajonal (burgu për dëbim) në Moutier, duhet të kenë qasje në internet, transmeton albinfo.ch. Gjithashtu, izolimi ditor prej 18 orësh në qeli për të burgosurit që nuk punojnë është shumë i gjatë.
Kështu thuhet në një vendim të Gjykatës së Lartë Federale. Ajo ka miratuar ankesën e një personi të interesuar për këto pika.
Në rastin konkret, një burrë 33-vjeçar, që besohet se është nga Burkina Faso, ka paraqitur një ankesë kundër zgjatjes së paraburgimit në pritje të dëbimit dhe kundër kushteve të paraburgimit, shkruan srf.ch.
Gjyqtarët federalë konfirmojnë vendimin e Bernës, sipas të cilit ndalimi i tij në pritje të dëbimit si i tillë është aktualisht ende proporcional dhe i nevojshëm, përcjell albinfo.ch. Por ata po ashtu kanë rënë dakord me personin në fjalë se kushtet e burgut në Moutier ishin shumë kufizuese.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë Në fund të shtatorit të këtij viti, numri i të punësuarve në industrinë zvicerane të prodhimit...
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?