Lajme

Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve

Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël të arrijë moshën, shkruan Gjykata Federale

Zyra e kompensimit e kantonit të Friburgut gabimisht ka ndërprerë pagesën e pensionit të vejushës një burri të divorcuar pasi vajza e tij arriti moshën madhore në shkurt të vitit 2022. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale.

Duke marrë vendimin në fjalë fondi përkatës kishte ndjekur udhëzimet nga Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore, trasnmeton albinfo.ch. Nëna e adoleshentes ka vdekur në vitin 2021.

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në tetor të vitit 2022 për rastin e një të veje, i cili qe diskutuar gjerësisht në media, Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore vendosi një rregullore kalimtare, shkruan sda.ch. Kjo vlen deri në hyrjen në fuqi të rishikimit të radhës të ligjit AHV.

Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël të arrijë moshën, siç ka shkruar Gjykata Federale në një vendim të botuar të premten. Në rastin e një burri të divorcuar, ish-gruaja e të cilit ka vdekur dhe që merr pension të personit të ve për shkak të lindjes së fëmijëve së bashku, pensioni duhej të ndërpritej, sipas udhëzimeve, kur fëmija të mbush moshën madhore.

Sipas Gjykatës Federale, kjo tashmë nuk lejohet. Në ligjin aktual të AHV, burrat e divorcuar me fëmijë në rast të vdekjes së ish-gruas së tyre, trajtohen njësoj si të vejat kur bëhet fjalë për krijimin dhe masën e të drejtës për pension, përcjell albinfo.ch. Përderisa arsyeja e anulimit të pensionit nuk është më e zbatueshme për burrin e ve sipas vendimit të GJEDNJ, ajo nuk mund të luajë rol as në rastin e një burri të divorcuar.