Lajme
Gjykata Federale konfirmon dënimin me 16 vjet burg të shoferit për plagosjen e polices
Ajo ka hedhur poshtë ankesën e një të dënuari që kishte goditur me makinë dhe plagosur rëndë një police, teksa ikte nga policia, në vitin 2019
Në tetor të vitit 2023, Gjykata e Lartë (kantonale) e Cyrihut pati dënuar personin i cili ishte 20 vjeç në kohën e krimit, për tentativë për vrasje të shumëfishta të dy policeve dhe vepra të tjera. Ai qe dënuar me 16 vite burg, dënim ky i cili ishte kthyer në masa terapeutike stacionare.
Në vendimin e saj të botuar të hënën, Gjykata Federale ka hedhur poshtë të gjitha argumentet e ankuesit. Ai kishte thënë se atëbotë mendonte se mund të shpëtonte duke shmangur linjën e policisë në trotuar. Kur kishte parë, në momentin e fundit se aty kishte punonjës policie, ishte tepër vonë për t’i shmangur.
Gjykata Federale e konsideron vlerësimin e gjykatës më të ulët si jo arbitrar por korrekt. Nga raportimi rezulton se nga shpejtësia e makinës së të dënuarit dhe përplasja me punonjësin e policisë kanë kaluar rreth 3 sekonda. Me përjashtim të një hezitimi prej 4 të dhjetat e sekondës, ai kishte vazhduar të përshpejtonte.
Ai kishte pranuar vdekjen e mundshme të policeve
Sipas Gjykatës Federale, nuk është vendimtar fakti që policja, e cila tashmë mbante pistoletën në dorë, ka qëlluar. Kjo e shtënë e pakontrolluar mund të interpretohet vetëm si një refleks që tregon se policja nuk ka pasur kohë të përqendrohet dhe të njohë rrezikun për të.
Departamenti i II-të i së Drejtës Penale ka konfirmuar gjithashtu supozimin e gjyqësorit të Cyrihut për vrasje me dashje: I riu nuk donte që policet të vdisnin, por duke u larguar me makinë dhe duke u devijuar në trotuarin ku ato ndodheshin, ai i vuri ato në rrezik vdekjeprurës.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












