Integrimi
Gjykata Federale i vërteton dënimin me 16 vjet burg kosovarit
Në ankesën e tij dorasi thotë se ishte aksident dhe se ai nuk ka pasur qëllim ta vriste të dashurën e tij. Por ekspertizat dhe vendimi i Gjykatës thonë ndryshe
Gjykata Federale e Zvicrës ka hedhur poshtë ankesën e kosovarit lidhur me dënimin e shqiptuar ndaj tij për vrasje të rëndë, që ai e kishte kryer më 9 mars 2009 ndaj të dashurës së tij 16 vjeçe. Dënimi për vrasje të rëndë me 16 vjet heqje lirie atij i ishte shqiptuar nga Gjykata e Lartë e Cyrihut. Kjo e fundit kishte prishur vendimin e Gjykatës së Qarkut e cila kosovarin e kishte dënuar me 13.5 vjet burg për vrasje të qëllimshme.
Vrasja e vajzës së re zvicerane ishte përcjellë me dhembje të madhe në opinionin e këtushëm. Sipas akuzës dhe asaj që kishte dëshmuar dorasi, vrasja kishte ndodhur në mënyrë fare të pakuptimtë dhe pa ndonjë motiv të qartë. Ai e kishte qëlluar nga afërsia e drejtpërdrejtë 16 vjeçen në kokë, me ç`rast i kishte shkaktuar plagë te rëndë. Por sjellja e mëtejshme e kosovarit atëherë 20 vjeçar ishte karakterizuar nga prokuroria si e paskrupullt dhe mizore. Edhe pse ishte bashke me të në makinë, nuk e kishte dërguar menjëherë në spital por kishte humbur kohë, duke i telefonuar vëllait, duke humbur kështu kohën e çmuar për jetën e vajzës.
Në ankesën e tij të bërë Gjykatës Federale, dorasi thotë se bëhet fjalë për një aksident dhe se ai nuk ka pasur qëllim ta vriste. Sipas variantit të tij, ai e kishte zbrazur më herët armën, por si pasojë e një defekti, një plumb kishte mbetur pa dijen e tij në karikator. Por, ai pastaj e ka zhdukur revolen dhe ajo ende nuk është gjetur, gjë që e bën të dyshimtë rrëfimin e tij. Po ashtu ekspertiza e kryer ka ardhur në përfundimin se nuk është e besueshme të ndodhë një defekt i tillë.
Gjykata Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër ka shprehur qëndrimin se vendimi i Gjykatës së lartë të Cyrihut ka qenë e vend, pasi që i dënuari e ka ditur saktësisht se arma ka qenë e mbushur, thuhet në komunikatën e Gjykatës Federale të Zvicrës lidhur e vendimin.
Ajo konstaton se vrasja është kryer në me gjakftohtësi të paskrupullt, me ç`rast vrasësi nuk ka vlerësuar të drejtën e viktimës për të jetuar, me çka dënimi me 16 vjet burg për vrasje të rëndë është adekuat me veprën.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim