Integrimi
Gjykata Federale i njeh të drejtën për pasaportë shqiptares me të meta
"Kushdo që kërkon nga një person me të meta mentale një vullnet të lirë për të kërkuar shtetësinë zvicerane, në fakt ia mohon atij në mënyrë paushalle pasaportën e Zvicrës”
Gjykata Federale e Zvicrës ka hedhur poshtë një vendim të komunës Amriswil në kantonin Thurgau përmes të cilit i ishte refuzuar dhënia e shtetësisë zvicerane një gruaje të re shqiptare me të meta mentale. Arsyetimi i komunës kishte qenë se “gruaja me të meta nuk do ta kuptonte se çfarë do të thotë marrje e shtetësisë ose natyralizim”.
Ndërsa për Gjykatën Federale një arsyetim i tillë është i palejueshëm.
Komuna e Amriswilit e kishte shtyrë deri në Gjykatën Federale kërkesën për të mbrojtur qëndrimin e vet kundër natyralizimit të shqiptares së re. Këtë e kishte bërë, pavarësisht nga fakti se ajo jetonte në Zvicër që nga mosha 5 vjeçare dhe nuk kishte pasur kurrë ndonjë problem me ligjin.
Në arsyetimin e komunës, veç tjerash shkruan se, edhe pse në moshën madhore, vajza 20 vjeçe për nga zhvillimi mental është në nivelin e një fëmije të vogël. Ajo e kupton gjermanishten por mund të shprehet vetëm me gjuhën e shenjave ose përmes një kompjuteri special.
“Nisur nga kjo gjendje, në rastin e saj nuk mund të bëhet fjalë për pasjen e vullnetit personal për të marrë pasaportën zvicerane”, ka qenë qëndrimi i Këshillit Komunal. Asambleja komunale pastaj përmes votimit, vetëm sa e ka përforcuar atë qëndrim.
Nga ana tjetër, Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e drejtësisë në vend, ka qëndrim të kundërt me komunën. Sipas saj, “komuna nuk kishte pasur për qëllim të diskriminojë vajzën, por rezultati pas refuzimit të natyyralizimit, kishte dalë diskriminues ndaj saj. Kushdo që kërkon nga një person me të meta mentale një vullnet të lirë për të kërkuar shtetësinë zvicrenae, në fakt ia mohon atij në mënyrë paushalle pasaportën e Zvicrës”.
Për këtë arsye, gjykata hedh poshtë ankesën e komunës. Dhe, rrjedhimisht, komuna e Amriswilit detyrohet që edhe njëherë të vendosë me kujdes të shtuar lidhur me kërkesën për natyralizim, shkruan sfr.ch.
Udhëheqësja e shoqatës “Egalite Handicap”, Caroline Hess-Klein lidhur me këtë thotë se “ky është një rast ekstrem, por njëherësh pjesë nga përditshmëria zvicerane. Nuk është rast i veçuar. Disa njerëzve u është refuzuar natyralizimi nga shkaku i të metave të tyre.
Ndërsa sipas komunës Amriswil, nëse vajza do të ishte natyralizuar përkundër mungesës së vullnetit të shprehur, do të hapej rruga për një automatizëm të palejueshëm.
Por Hess-Klein e kundërshton këtë qëndrim, duke treguar edhe arsyetimin e Gjykatës Federale ku thuhet se “Nuk guxon të thuhet në mënyrë paushalle se personat me të meta mentale nuk e kuptojnë konceptin dhe për këtë arsye nuk mund të natyralizohen”.
Hess-Klein është e kënaqur me vendimin e Gjykatës Federale dhe konsideron se duke pasur këtë bazë në të ardhmen do të jetë më e lehtë të bisedohet me komunat në raste të ngjashme.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës