Lajme
Gjykata Federale dënon politikanin e SVP-së për diskriminim racor
Sipas gjykatës, në postimet e tij në facebook, politikani me rrënjë nga India ka denigruar njerëzit nga Afrika dhe çiftet e të njëjtës gjini
Gjykata Federale në Lozanë, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër ka dënuar politikanin e SVP-së nga Kantoni Aargau, Naveen Hofstetter për diskriminim racor. Kështu gjykata në fjalë ka konfirmuar një vendim të gjykatës më të ulët, e cila e kishte dënuar Hofstetter me një gjobë me kusht prej rreth 12,000 frangash dhe një gjobë prej 2,500 frangash, transmeton albinfo.ch.
Politikani kishte publikuar tre postime në Facebook në prag të votimit për referendumin “Martesa për të gjithë”. Sipas gjykatave, në këto postime ai ka denigruar njerëzit nga Afrika dhe çiftet e gjinisë së njëjtë.
Sipas Gjykatës Federale, kontributet e Naveen Hofstetter shkuan përtej asaj që lejohet si përshkallëzim në politikë, shkruan srf.ch. Deklaratat gjithashtu nuk ishin një kontribut objektiv në një debat politik. Sipas gjykatës, vendimi për dënimin e politikanit është në përputhje me lirinë e shprehjes.
Hofstetter në i ka deklaruar Gjykatës së Lartë (Kantonale) të Aargaut se postimet e tij në Facebook ishin një “reagim i shpejtë”, përcjell albinfo.ch. Ai nuk donte të sulmonte askënd. Deklaratat ishin shumë të ekzagjeruara.
Politikani Naveen Hofstetter është me prejardhje nga India dhe ka rënë në sy me deklarimet e tij të shpeshta problematike që konsiderohen si raciste.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane