Integrimi
Gjykata Federale dëmshpërblen xhihadistin Çëndrim R.!
Çëndrimi ka marrë pjesë në një vrasje të trefishtë në Turqi. Por sa ka jetuar në Zvicër ai ka qenë i dënuar pa të drejtë, ka konstatuar Gjykata Federale e Zvicrës
Në muajin mars, në një pritë në Turqi, në afërsi me kufirin e Sirisë, shqiptari i rritur në Zvicër Çëndrim R. me dy të tjerë kanë vrarë dy policë dhe një civil turk. Prej atëherë ai mbahet në një burg të Turqisë.
Por, ndërkohë që ai tashmë konsiderohet si pjesë e terrorizmit islamik, Gjykata më e lartë Zvicrës, ajo federale, ka marrë një vendim për kompensim dëmi ndaj tij. Shuma ende nuk është caktuar por mendohet se do të jenë disa dhjetëra mijë franga. Por, si u bë që një xhihadist të dëmshpërblehet?
Në fakt, rrëfimi fillon shumë më herët.
Çëndrim R. në vitin 2009 ishte gjykuar nga një gjykatë e kantonit Aargau për vepra të ndryshme penale të dhunshme, për çka ishte dënuar me dy vjet burg. Pas kësaj, si pasojë e mospërmirësimit, të konstatuar edhe nga ekspertiza psikiatrike, atij i ishin dhënë edhe dhjetë muaj “burg sigurie”, një masë plotësuese ndëshkimi. Pikërisht kjo masë ka qenë e jashtëligjshme, konstaton Gjykata Federale në vendimin e vet të shpallur së fundi.
Çëndrim R., pas vuajtjes së dënimit qe dëbuar në Kosovë, ku mendohet se do të jetë indoktrinuar nga islamizmi.
Sipas hulumtimeve që ka bërë emisioni “Rundschau” i televizionit publik zviceran, në momentin kur e ka marrë vendimin Gjykata Fedeale nuk ka pasur dijeni për angazhimin e Çëndrimit në luftën në Siri. Ndërsa shefi i departamentit për siguri në Kantonin Aargau Hans Peter Frick thotë për tv se e kanë njoftuar gjykatën se ai ka marrë pjesë në sulmin terrorist në Turqi.
Franz Holliger, i cili si politikan është funksionar i Partisë Demokristiane (CVP) është avokati zyrtar i Çëndrimit. Ai tash kërkon për klientin e vet një dëmshpërblim prej 300 njësi ditore nga 200 franga, gjegjësisht 60 mijë franga. “Dëmshpërblimi i takon atij për burgun e sigurisë, që i është shqiptuar pa të drejtë dhe kjo nuk ka të bëjë fare me atë çka ka bërë Qëndrimi më vonë (me luftën në Siri). Sipas ligjit të Zvicrës ai ka të drejtë për dëmshpërblim” ka thënë Hollinger.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim