Shkurt.ch

Gjykata Federale Administrative me ndërtesë të re

Të premten ësshtë përuruar në St. Gallen ndërtesa e re e Gjykatës Federale Administrative. Përurimin e ka bërë ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga. Ajo me këtë rast e ka cilësuar Gjykatën si simbol të shtetit juridik dhe si një shenjë identiteti për Zvicrën Lindore.

Selia e re që ka një pirg të lartë 50 metra, është ndërtuar në qendër të qytetit dhe ndërtimi i saj ka kushtuar rreth 100 milionë franga.

Parlamenti kishte vendosur që në vitin 2002, kundër vullnetit të Qeverisë Federale, për ngritjen e Gjykatës Federale Administrative Federale të Zvicrës në St. Gallen.

Federata në pesëdhjetë vitet e ardshme do të paguajë qiranë për këtë ndërtesë dhe pastaj do ta blejë atë.