Shqiperia
Gjykata e Lartë kthen në Apel çështjen e vulës dhe logos së PD-së
“Gjykata e Apelit duhet të japë një vendim për kërkesat e palëve, nuk mund ta kthejë në shkallën e parë”
Gjykata e Lartë ka vendosur që të rikthejë për gjykim në Apel rekursin që grupimi i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha ka depozituar për çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit e ktheu në shkallën e parë vendimin që njihte Berishën si kryetar të PD-së, përcjell albinfo.ch.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.
Kolegji konstaton se Gjykata e Apelit nuk u ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, por është marrë me çështje dytësore që nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.
Gjykata e Lartë vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.
Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vendosi kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit, por me një trupë tjetër gjykuese.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën