Lajme
Gjykata e BE-së: Turistët mund të rimbursohen për masat kufizuese ndaj COVID-19
Udhëtarët, të cilët nuk kishin mundur t’i shfrytëzojnë ofertat e udhëtimeve si pasojë e vendosjes së kufizimeve për të luftuar pandeminë COVID-19, mund të kenë të drejtën për të paktën një rimbursim të pjesshëm, tha të enjten gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi për këtë pasi u pyet për mendimin e saj nga një gjykatë në Gjermani, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Gjykata e Mynihut po shqyrton rastin e dy personave që blenë një paketë pushimi dy javore për ishullin spanjoll të Gran Canaria, duke filluar nga 13 mars 2020, pikërisht kur pandemia goditi Evropën.
Ata po kërkojnë një rimbursim prej 70 për qind të çmimit për shkak të kufizimeve që u vendosën atje dy ditë më vonë dhe kthimit të tyre të hershëm nga udhëtimi.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











