Lajme
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch

Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve, temë bosht ka gjuhën shqipe në Zvicër, gjegjësisht statusin që gëzon ajo në këtë shtet me një numër të madh shqiptarësh.
Pak kohë më parë, në kryetitujt e mediave zvicerane kishte zënë vend lajmi se gjuha shqipe është e dyta për nga numri i folësve të saj në Zvicër, menjëherë pas anglishtes. Në fakt, lajmi mori shkas nga rezultati që kishte publikuar Zyra Federale e Statistikave, sipas të cilit shqipja tashmë e kalonte portugalishten, e cila deri më tani ishte e para (pas anglishtes) në mesin e gjuhëve të komuniteteve të huaja në Zvicër.
Redaksia jonë, duke u nisur nga kjo informatë, ka realizuar një numër artikujsh, në përpjekje për të “zbardhur” gjendjen dhe statusin aktual të shqipes në shtetin helvetik.
Për të arritur tek një e vërtetë sa më e saktë në këtë drejtim, ne kemi intervistuar disa nga personalitetet më kompetente për gjuhën shqipe në Zvicër, si: Prof. Dr. Basil Schader, profesor iuniversitar në pension, albanolog dhe gjermanist i njohur zviceran, Prof. Dr. Naxhi Selimin, docent për gjermanishten si gjuhë e dytë në Universitetin e Schwyz-it dhe Dr. Cristiana Lucchetti, punonjëse shkencore në seminarin e sllavistikës në kuadrin e Universitetit të Cyrihut, e cila po udhëheq një projekt mbi gjuhët e Ballkanit në Zvicër, ku shqipja zë vend qëndror.
Krahas intervistave, janë edhe dy editoriale dhe një artikull qendror që i kushtohen gjuhës shqipe në stadin e saj aktual, në Zvicër.
Përveç bllokut të temave për gjuhën shqipe, ky numër i revistës sonë i ka bërë vend edhe temës gjithmonë aktuale për shqiptarët e këtushëm: fluturimit gjegjësisht udhëtimit nga Zvicra në vendlindje dhe anasjelltas. Në këtë kontekst, për lexuesit tanë kemi prezantuar portrete interesante me dy stjuardesa shqiptare dhe kemi “zbuluar” se kush qëndron prapa zërit të ëmbël që na shqoëron saherë që fluturojmë me kompaninë ajrore Chair…
Veç temave të përmendura, ky numër i revistës përmban edhe artikuj të tjerë interesantë dhe rubrikat standarde.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim Komiteti i referendumit “Jo Ligjit për e-ID” ka njoftuar të hënën se ka mbledhur mbi 60,000...
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët