Gjuha
Gjuha shqipe në Turqi, konsiderohet arritje e vitit
Mësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat 8-vjeçare në Turqi, përkrah kurseve intensive të pavarura të shqipes u konsiderua sot si një arritje e rëndësishme nga Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli.
Në mesazhin drejtuar shqiptarëve me rastin e festave të fundvitit, Gazheli evidentoi të gjitha sfidat dhe arritjet gjatë vitit 2018.
“2018-a po mbledh rrezet e fundit dhe kjo ambasadë mendon se i ka përmbushur më së miri sfidat që u shfaqën. Sfidat tona në të shumtën e rasteve ishin dhe janë kurorëzim suksesesh. Viti që po lëmë, për nga ana e realizimit të objektivave, mund të thuhet se ka shumë pika për tu vënë në pah”, tha Gazheli, raportojnë mediat shqiptare.
Numri i individëve apo i bizneseve, që duan të vijnë në Turqi apo të shkojnë në Shqipëri, sipas ambasadorit, është gjithnjë në rritje, përcjell albinfo.ch.
“Natyrisht, marrëdhëniet strategjike me Turqinë janë të përsosura dhe ne vazhdojmë të punojmë për cilësi të lartë në këtë aspekt. Gjithsesi, krahas këtyre marrëdhënieve të mira politike, fusha ekonomike mbetet përparësi, ku duhet punuar më tepër për këtë qëllim. Në këtë pikë ndërhyrja e Turqisë është thelbësore”, tha Gazheli.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës Për pak orë 120 aksidente trafiku në kantonin St. Gallen ...
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”