Ekonomi
Gjuha e ndërmarrësisë nuk njeh kufij, por vetëm mundësi
Viktor Calabrò: “Guximi dhe vullneti për t`i mbijetuar edhe kohët e vështira janë me siguri atribute të rëndësishme të një ndërmarrësi”
“Përzierja e kulturave, njohurive dhe popujve mund të sjellë rezultate të jashtezakonshme kur vihet në veprim si duhet. Për shembull, prirja zvicerane për të shmangur rreziqet mund të përplotësohet shumë mirë me dëshirën për t`u treguar para botës. Shumë nga miqtë e mi shqiptarë rrezatojnë, edhe nga pamja, dëshirë për sukses”, thotë veç tjerash në intervistën për albinfo.ch Viktor Calabrò, ndërmarrës dhe anëtari i radhës i jurisë për çmimin e “Ndërmarrësit të ri swissalbs”.
Albinfo.ch: Kush është Viktor Calabrò?
Calabrò: Në radhë të parë, Viktori është një optimist, i cili, të shumtën e rasteve, gotën e sheh gjysmë të mbushur. Pak ka gjëra që ia prishin qetësinë. Kështu, ai mundet të sjellë vendime me kokë të ftohtë, si në jetën private ashtu dhe në biznes.
Megjithatë, thellë në zemrën e tij fle pasioni i prejardhjes së tij, Italisë së Jugut. Si secondo, i lindur dhe i rritur në Zvicër, ai nuk mund t`i mohojë as cilësitë e tij zvicerane. Ai, përkundër faktit se ka shtetësinë e Zvicrës, vazhdon të jetë italiani në Zvicër dhe zvicerani në Itali.
Sidoqoftë ose pikërisht për shkak të kësaj, Viktori gjithmonë ka qenë në lëvizje me mentalitetin e tij ndërmarrës. Që i vogël ai dëshironte ose i duhej të mësonte se si duhet shpërfaqur atë që dëshiron ta arrijë. Kështu, nga vullneti për të bërë diçka më mirë, kanë lindur ndër vite ide interesante dhe ndërmarrje të reja.
Albinfo.ch: Ju, si ndërmarrës i suksesshëm, në vend dhe jashtë, jeni zgjedhur si anëtar jurie për çmimin e ndërmarrësit të ri swissalbs. Çfarë ju ka shtyrë të bëheni pjesë e kësaj jurie?
Calabrò: Ndërmarrësia është prej kohësh pjesë e jetës sime. Unë e jetoj atë ditë për ditë dhe kam kënaqësinë të ndaj me të tjerët përvojat e mia. Vetëm kështu ne si shoqëri mund të shkojmë përpara. Veç kësaj, natyrisht, unë me prejardhjen dhe historinë time kam një afërsi me njerëzit me prejardhje të huaj. Gjuha ndërkombëtare e ndërmarrësisë nuk njeh kufij por njeh vetëm mundësi.
Albinfo.ch: Ku e shihni ju dobinë e rrjetëzimit të ndërmarrësve shqiptarë në Zvicër, pasi që në këtë rast bëhet fjalë për një nismë zvicerane-shqiptare?
Calabrò: Përzierja e kulturave, njohurive dhe popujve mund të sjellë rezultate të pabesueshme kur vihet në veprim si duhet. Për shembull, prirja zvicerane për të shmangur rreziqet mund të përplotësohet shumë mirë me dëshirën për t`u treguar para botës. Shumë nga miqtë e mi shqiptarë rrezatojnë, edhe nga pamja, dëshirë për sukses. Por nuk është vetëm kjo përparësia. Këndvështrimet e ndryshme janë shumë të dobishme në ndërmarrësi. Kjo është mënyra e vetme për t`iu përgjigjur nevojave të klientëve, shfrytëzuesve.
Albinfo.ch: Ju keni një histori suksesi në ndërmarrësi prapa vetes. Cila do të ishte këshilla që ju do t`ua përcillnit ndërmarrësve të rinj?
Calabrò: Guximi dhe vullneti për të qëndruar edhe në kohë të vështira janë sihgurisht cilësitë më të rëndësishme të një ndërmarrësi. Jeta sjell edhe goditje të rënda dhe ato vijnë në vazhdimësi. Pikërisht në momente të këtilla ndahet shapi nga sheqeri.
Ide të mira kanë shumë veta. Por, idetë e mira t`i shndërrojnë në ndërmarrje të suksesshme munden vetëm pak veta. Unë e krahasoj shpesh ndërmarrësinë me sportet kulminante. Dhe për këtë ka një arsye. Ndërmarrësit kanë nevojë për kondicionin e një maratonisti, shpejtësinë e një sprinteri, aftësinë improvizuese të një artisti, guximin e një personi që ngjet shkëmbinjtë dhe shumëçka tjetër.
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane