Tematike
Gjuha e dytë e huaj, barrë e rëndë për filloristët
Ideja është që nxënësit e klasëve të ulëta të fillores të thellohen në mësimin e vetëm njërës gjuhë të huaj, për të cilën edhe do të marrin nota
Lidhja e mësuesve e Zvicrës synon që në të ardhmen t`i lirojë nxënësit e ciklit të ulët të fillores nga detyrimi i mësimit të gjuhës së dytë të huaj.
Në një strategji të bërë dhjetë vite më parë konferenca e drejtorëve të arsimit kishte futur detyrimin e mësimit të gjuhës së dytë të huaj, gjegjësisht një gjuhë e vendit plus gjuha e huaj, për nxënësit zviceranë të shkollave fillore. Strategji në fjalë pritej të mbetej në fuqi deri në vitin 2015.
Por, po kjo konferencë në mbledhjen e mbajtur të premten në Davos ka vendosur që në arsimin fillor të mësohet vetëm një gjuhë e huaj, e detyruar. Kështu, gjuha e dytë e huaj mund të mësohet vetëm si gjuhë e zgjedhur (si lëndë fakultative).
Lidhja e arsimtarëve të Zvicrës tash po shqyrton mundësinë që këtë propozim ta ngrejë në një iniciativë popullore për referendum.
Siç ka thënë kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve, Beat Zemp për radion SRF “kjo do të nënkuptojë braktisje përfundimtare e strategjisë së përmendur gjuhësore e cila parasheh dy gjuhë të detyruara të huaja në shkollat fillore. Qysh tash mund të shihet se në shumë kantone edhe sot favorizohen modele të cilat nuk përkojnë e modelin që ka qenë deri tash në fuqi”.
Ideja e gjithë këtij ndryshimi që po synohet është që nxënësit e klasëve të ulëta të fillores të thellohen në mësimin e vetëm njërës gjuhë të huaj, për të cilën edhe do të marrin nota. Gjuha e dytë duhet të mbetet në vullnetin e tre. Ndërsa në ciklin e lartë të shkollës fillore, gjuha e dytë e huaj duhet të mbetet e detyruar.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










