Gjuha

Gjuha amtare mësohet nga dy mijë nxënës shqiptar në Austri

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko njoftoi se shoqata e mësuesve “Naim Frashëri” në Austri zgjodhi përfaqësuesit e saj.

Sipas Majkos, gjatë takimit iu bë thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat e mësimit shqip, pasi nga 12 mijë nxënës shqiptarë në Austri, mësojnë gjuhën amtare vetëm 2 mijë”.

Kuvendi zgjedhor i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri u mbajt në qytezën Rottenmann, shkruan Tv21, përcjell Albinfo.ch.

Në kuvend morën pjesë mësues/e nga disa qytete të vendit ku mbahet mësimi shqip. I pranishëm ishte Ymer Avdiu, zyrtar nga Ministria e Diasporës, i cili në fjalën e tij përshëndetëse lavdëroi punën e deritanishme.

“Shoqata juaj në Austri është shembull i organizimit të mirë për gjithë diasporën tonë. Ministria e Diasporës do t’ju mbështesë në projektet tuaja edhe më fuqishëm në të ardhmen”, tha ai.