Bota
Gjuetarët izraelitë, në ndjekje të ujkut të madh
Numri i ujqërve afër shkretëtirës së Judesë në Izrael është shtuar ndjeshëm, derisa gjuetarët po kërkojnë një ujk, që po cilësohet i rrezikshëm.
Sytë e një grabitqari që lëviz nëpër shkretëtirën e Judesë janë lehtësisht të dukshëm afër një parku. Por, që nga fillimi i verës, kur rendi natyror u ndryshua paksa, gjuetarët besojnë se sytë e rrufeshëm i përkasin një ujku.
Marrë parasysh se kjo zonë është mjaft e vizituar nga turistët, autoritetet kanë filluar punën për t’i mbrojtur turistët dhe vendësit, përcjell albinfo.ch.
“Ishte errësirë dhe vajza ime doli pranë shtëpisë. Papritmas dëgjova një lloj ulërime”, tha Shilhav Ben David, e cila shkoi për vizitë në këtë shkretëtirë.
Rreth 20 ujqër besohet se jetojnë 20 kilometra afër shkretëtirës ndërmjet dy pikave turistike të njohura. “Ne zbuluam se kishte njerëz që ushqenin ujqit”, tha David Greenbaum, gjatë një patrullimi rutinë pranë zonave të banuara të shkretëtirës. Greenbaum dhe ekipi i tij kanë ngritur kurthet aty ku ujqërit janë vërejtur.
Deri tani janë kapur dy ujqër. Njëri do të lirohet në një zonë më të largët, me ç’ rast do t’i vendoset edhe sistemi GPS.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë