Shkurt.ch

Gjuan patat – vret kalimtarin

Në Hauptwil të kantonit Thurgau është vrarë me armë zjarri aksidentalisht një kalimtar i rastit, 29 vjeç. Sipas dorasit, vrasja është bërë pa qëllim.

Ai me armën e tij të kalibrit të vogël po gjuante patat që po notonin mbi sipërfaqen e ujit në një kënetë, por plumbi i shkrepur, në mënyrë ende të pasqaruar ka goditur këmbësorin në anën tjetër të kënetës, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Tash për tash policia konsideron se bëhet fjalë për një aksident tragjik, ndërsa prokuroria shtetërore Bischofszell e Thurgaut ka nisur hetimet për rastin.