Kosova
Gjuajtje me armë, vritet një person në Prishtinë
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, sipas së cilës rasti ka ndodhur në “Rrugën C”, në Prishtinë, ku rreth orës 20:00 ka pasur gjuajtje me armë zjarri.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjentë, është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rrethanat e këtij rasti po vazhdojnë të hetohen.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik