Muzikë
Gjon’s Tears, i 31-ti, nga 250 këngët më të mira në Eurovizion
Gjon’s Tears [Gjon Muharremaj] përfaqësoi Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion 2020, shkruan albinfo.ch.
Kënga u titullua “Repondez-moi” (Përgjigjmu mua) dhe u interpretua me shump mjeshtëri nga Gjon’s Tears.
Vlen të theksohet se Gjon’s Tears është emri skenik i Gjon Muharremit. Ai gjithashtu interpreton në një grup me të njëjtin emër. Gjon është i lindur në Zvicër, por prindërit e tij janë shqiptarë.
Ai njihet te shqiptarët, sidomos për paraqitjen e tij në ‘Albania’s Got Talent’ në vitin 2010 dhe së fundmi, ai bëri emër në Francë vitin e kaluar, duke u shfaqur në “The Voice”.
Tanimë tradicionalisht çdo vit njerëzit nga mbarë bota votojnë për të zgjedhur 250 këngët më të mira të Eurovizionit.
Festivali që ka nisur para 64 vjetësh ka numëruar plot këngë pjesëmarrëse çdo vit, prandaj një përfshirje në këtë listë çdo vit i nderon artistët më të mirë dhe krijimet më të mira, por edhe të famshme të festivalit.
Gjon`s Tears, që përfaqësoi Zvicrën në Eurovizionin e vitit 2020-të, në këtë listë është renditur në pozitën e 31-të, shkruan, albinfo.ch.
Po ashtu, edhe shumë këngëtarë që përfaqësuan Shqipërinë u rënditën në këngët më të mira të Evrovizionit. Në pozitën e 58-të në këtë listë është kënga ‘Mall’ e Eugent Bushpepës, këngëtar ky që e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2018. Në pozitën e 78-të është Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’, ndërsa Elhaida Dani, e cila në Eurovizion përfaqësoi shqiptarët në vitin 2015, me këngën ‘Im Alive’ është në pozitën e 92-të.
Nga ana tjetër, në vendin e 100 është Rona Nishliu me këngën ‘Suus’, ndërsa kënga e fundit shqipe në këtë listë është ajo nga Arilena Ara, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e vitit 2020.
Kënga më e votuar në listë është ajo nga Loreen – ‘Euphoria’, e cila e fitoi Eurovizionin në vitin 2012-të. Eleni Foureira, me origjinë shqiptare, është në vendin e dytë të kësaj liste. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
A janë zviceranët dorështrënguar? Pavarësisht pasurisë së saj, Zvicra renditet vetëm e 65-ta në donacione dhe vullnetarizëm, me përqindje larg...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind