Kosova
Gjon’s Tears planifikon koncert në Shqipëri
Gjon Muharremaj paralajmëron bashkëpunim me artistë shqiptarë dhe tha se ndihet krenar për faktin që është rritur në gjirin e disa kulturave, duke përmendur kulturën shqiptare, kosovare dhe zvicerane
Gjon Muharremaj, i njohur në botën e artit me emrin Gjon’s Tears, ishte përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision 2021, ku arriti të dilte i pari falë votave të jurive profesioniste, ndërsa në rezultatin përfundimtar, ku përfshihet edhe votimi i publikut, u rendit i treti.
I ftuar në studion e Euronews Albania, Gjoni tha se Eurovision ishte për të një eksperiencë shumë e bukur, nga e cila ka marrë shumë mësime.
Gjon Muharremaj tha se ndihet krenar për faktin që është rritur në gjirin e disa kulturave, duke përmendur kulturën shqiptare, kosovare dhe zvicerane.
“Ndihem si një puzzle i madh që kam pjesë nga çdo vend, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër dhe jam shumë krenar që këto vende nuk më kanë harruar”, u shpreh ai.
I lindur në Zvicër, Gjoni e ka mësuar gjuhën shqipe me ndihmën e së ëmës, por edhe vullnetit për të eksploruar atë gjuhë që Gjoni thotë se e ka mahnitur.
“Unë kam lindur në Zvicër dhe aty e kam mësuar gjuhën shqipe. Gjuha shqipe më ka mahnitur, doja ta mësoja. E kam mësuar me mamin, por alfabetin e kam mësuar vetë, me anë të internetit”.
Gjon Muharremaj tha se do të zhvillojë një koncert në Shqipëri, mirëpo ende nuk është përcaktuar data.
“Koncert në Shqipëri do të bëj. E kisha të planifikuar një në Krujë, i cili u anulua për shkak të COVID-19. Është e sigurt se do bëj koncert këtu, pasi më mbështesin njerëzit”, tha Gjoni.
Mirëpo marrëdhënia artistike me Shqipërinë nuk do të kufizohet vetëm në një apo disa koncerte, pasi Gjoni tha se gjasat janë që ai të bashkëpunojë me disa artistë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, mirëpo preferoi të mos japë shumë të dhëna pa u realizuar ende projekti.
“Jam në bisedime për bashkëpunime me këngëtarë nga Shqipëria dhe Kosova, por kur të bëhen serioze, mund t’i prezantoj”, u shpreh Gjon Muharremaj.
Ai nuk la pa përmendur edhe Anxhela Peristerin, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2021. Gjon Muharremaj tha për Anxhela Peristerin se e vlerëson jo vetëm si artiste, por edhe si njeri, pasi gjatë Eurovision kanë ndarë momente përkrahëse me njëri-tjetrin.
“Performanca e Anxhela Peristerit ishte e shkëlqyer. Ka plot këngëtarë që këndojnë mirë, por gjëja më e rëndësishme është si je si njeri. Dhe Anxhela është njeri i mirë se më dha kohë, kur kemi pasur dyshime, kemi folur dhe i kemi dhënë shumë energji njëri-tjetrit për ta kaluar sa më mirë Eurovision”, u shpreh Gjon Muharremaj.
Artisti me origjinë shqiptare foli edhe mbi projektin e tij të ri, ku tha se po nënshkruan një kontratë me një kompani diskografike në Francë, për të filluar punën me një album muzikor që pritet të dalë në treg nga qershori i vitit 2022.
“Jam duke punuar për një projekt, jam duke nënshkruar një shtëpi diskografike në Paris dhe do të shkoj të jetoj dhe të punoj atje. Pritet një album sa më shpejt, nga qershori i viti tjetër”, u shpreh Gjon Muharremaj.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun