Muzikë

Gjon’s Tears merr çmimin Vokalisti më i mirë i “Eurovision 2021”

Ky sukses i tij vjen disa ditë pasi faqja e Eurovisionit hapi një votim për çmimin “Vokalisti më i mirë i Eurovision 2021”

Këngëtari shqiptar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision 2021, Gjon’s Tears, është shpallur vokalisti më i mirë i “Eurovision 2021”.

Në garën për këtë çmim, përveç Gjon’s Tears, ishin edhe Anxhela Peristeri, Destiny, Eden Alene e The Black Mamba.

Artisti shqiptar u shpreh shumë mirënjohës për këtë çmim.

“Faleminderit për përkrahjen. Këngë të reja po vinë dhe e radhës lansohet në janar”, ka thënë ai.

https://www.instagram.com/reel/CYGzK_4BpPc/?utm_medium=copy_link