Lajme

Gjon’s Tears, mahnitës me ngjyrat e zërit të tij në Festivalin e Shkodrës

Ka përfunduar në Shkodër edicioni i pestë i festivalit “ZaFest”, një festival ky pluriartistik, ku bashkohen muzika, legjendat, kinemaja, sporti apo bisedat e hapura.  Gjatë tri netve të tij, festivali u mbajt në pikën turistike të Shirokës, në rrugët tradicionale të Shkodrës si dhe në kalanë “Rozafa”. Artistë shqiptarë, të njohur edhe në skenat botërore, si Jozif Gjipali, Vlashent Sata, Arben Bajraktari, Gjon’s Tears, iu bashkuan me interpretimet e tyre festivalit, transmeton albinfo.ch.

Që nga viti 2017 festivali “ZaFest” promovon vlerat e zonës Veriore të Shqipërisë, dialogun ndërkufitar, pasurinë kulturore dhe artistike të vendit si dhe mbështetjen e të rinjve.

“ZaFest” është mbështetur nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Gjon’s Tears performoi në skenën e festivalit “ZaFest dhe qindra mijëra njerëz po shijonin zërin e tij.

Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, ka mrekulluar audiencën e shumtë në Za Fest, duke sjellë ekskluzivisht këtë video me njërën nga performancat e Gjon’s Tears./Albinfo.ch

Video – Gjon’s Tears

Video – Gjon’s Tears

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.