Muzikë
Gjon’s Tears është frymëzuar nga kjo këngëtare e njohur shqiptare
Bëri shumë zhurmë në Eurovizion, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artistik Gjon’s Tears, ishte këngëtari shqiptar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision.
Zëri brilant dhe performanca mbresëlënëse skenike bëri për vete audiencën, duke bërë që të renditej në vendin e tretë. Gjatë këtij kompeticioni, këngëtari nuk ngurroi të tregonte me krenari origjinën e tij shqiptare.
Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, Gjoni ka treguar se është frymëzuar nga një artiste shqiptare për të marrë pjesë në “Eurovision”.“Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri dhe po mendoja çfarë dritash dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por, bëra gjëra të tjera në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, është shprehur ai.
Këtë video e ka shpërndarë Aurela në profilin e saj në Instagram, ku shprehet: “Auuu. E lumtur kur dëgjoj se bëhesh sadopak shtysë për të marrë një vendim të bukur. @gjon.s_tears ? te uroj shume sukses, në cdo hap tjetër e paç nje karrierë plot sukses. Këtë intervistë ma dērgoi @gimmi.ch i cili ka shumeeee vite që më jep shumë dashuri, i rritur edhe ai në Zvicer, por i rritur me shume dashuri per vendin e tij”, shkruan Aurela.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun