Lajme
Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake
Edhe pse një sjellje e tillë e keqe nuk duhej të ndodhte, ajo "nuk mund të shihet si atipike" për një austriak shembullor, sipas gjykatës më të lartë

Pas njëmbëdhjetë vjetësh qëndrim në Austri, një 29-vjeçar donte të aplikonte për pasaportën austriake – por dy dënime administrative e vunë në pikëpyetje realizimin e kësaj dëshire.
Të ngasësh biçikletën në errësirë, pa drita, duke folur në telefon, të hipësh në trotuar dhe të ofendosh policët që po kryenin detyrën e tyre – këtë, një kosovar atëkohë 29-vjeçar do të duhej ta kishte menduar dy herë. Vetëm pak muaj më parë, burri, i cili prej 12 vitesh jetonte në Austri, kishte bërë kërkesë për shtetësi austriake, transmeton albinfo.at. Pas incidenteve të përmendura, kjo fillimisht u refuzua.
Djaloshi kosovar, i cili jeton në Vjenë, pavarësisht refuzimit, është ankuar në të gjitha instancat e larta deri në Gjykatën Kushtetuese – dhe në fakt, atje e fitoi të drejtën e tij, shkruan heute.at. Edhe pse një sjellje e tillë e keqe nuk do të duhej të ndodhte, ajo “nuk mund të shihet si atipike” për një austriak shembullor, sipas gjykatës më të lartë, e cila rrëzoi vendimin e gjykatës më të ulët dhe urdhëroi shtetin e Vjenës të rimbursojë kostot ligjore prej 2.616 eurosh.
I lindur në vitin 1994, kosovari jeton legalisht si nxënës dhe pastaj si student në Austri që nga viti 2012 dhe nuk ka precedentë penalë, përcjell albinfo.at. Më 22 shkurt 2023 kishte ndodhur një incident delikat: personi, atëbotë 29-vjeçar, po lëvizte me biçikletë në trotuar dhe po fliste në telefon. Gjoba përkatëse prej 60 eurosh pasoi më 8 nëntor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane Vigjilenca Abazi është Asistente Profesore e së Drejtës Evropiane në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Si...
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Garda Zvicerane pjesëmarrëse në varrimin e Papës Në ceremoninë e funeralit të Papës Françeskut, ka rënë në sy pjesëmarrja e Gardës Zvicerane, me...
-
Ndikimi i tarifave në ekonominë zvicerane shqetëson publikun
-
Firmat zvicerane kanë 25% gra në bordet drejtuese
-
SHBA i detyrohet Zvicrës 300 miliardë dollarë
-
Ushtria zvicerane ka mungesë të këtij produkti thelbësor